Lucas Vázquez asistoi tek Bale për golin e katërt kundër Espanyol dhe ai diskutoi fitoren 2-4 në stadiumin RCDE.

Ai pas ndeshjës foli për lojën e Realit dhe shumë tema tjer, raporton Teleshkronja Post.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë nga fillimi deri në fund ku ne imponuam lojen tonë tek kundërshtari. Ne kemi shënuar tre gola në gjysmën e parë, por gjëja e rëndësishme është ndjenjat që po përmisohet ekipi, dhe intensiteti është ajo që ne duhet të bëjmë,” tha fillimisht Vasquez.”

“Ne do të përpiqemi të luftojmë për LaLigan. Ka tre muaj konkurencë dhe ka ende për të luajtur, ne kemi në plan të fitojmë lojra derisa udhëheqësit aktual të gabojnë. E shoh veten si një lojtar i Real Madridit, trajneri vendos unë duhet të punoj shumë dhe të jem gati për të bërë më të mirën time “.

Dy golat e Benzemas :”Karim po dëshmon se është 9 më i miri në botë. Ai na ndihmon shumë, ai shënon gola, punon me ekipin. Është e mrekullueshme të luash me të”.

Lëndimi i Ramos: “Ramos mori një goditje pas goditjes nga Sergio García dhe ne jemi në pritje të lajmeve për gjendjen e tij,” u shpreh në fund Vasquez./TeleshkronjaPost/

Loading...