Behgjet pacolli-perfaqesuesja e Kosoves

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, u ka premtuar djelmoshave të Kombëtares së Kosovës, “mirënjohje”, në rast fitoreje ose barazimi në ndeshjen me Anglinë.

I pari i AKR-së, Pacolli thotë se sot Kosova luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani.“

E në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë”.

Sigurisht ka lënë të nënkuptohet se do ti shpërblej me para ose ndonjë dhuratë tjetër, shkruan Teleshkronja Post.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Pacollit në Facebook:

Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë!

Anglia – Kosova: Formacionet zyrtare të derbit në Grupin A

Loading...