Humbja turpëruese nga PSG i ka nxitur krerët e Real Madridit që të mendojnë për të bërë ndryshime rrënjësore.

Dhe, siç ndodh zakonisht në futboll, fajtori kryesor zakonisht konsiderohet trajneri. Mundo Deportivo raporton se presioni mbi Zinedine Zidane është shtuar, duke qenë se e ka nisur keq sezonin e ri me Los Blancos.

Qe disa dita po qarkullojnë emra të ndryshëm që mund ta zëvendësojnë legjendën franceze, ndërkohë që Jose Mourinho ka thënë se nuk po mendon të kthehet në Santiago Bernabeu.

Porse në mediat spanjolle, gjegjësisht Mundo Deportivo, bëhet e ditur se ish-futbollisti i Realit, Xabi Alonso, është në planet e Florentino Perezit për ta marrë drejtimin e ekipit të parë.

Presidenti e Mbretërve citohet t’u ketë thënë anëtarëve të bordit se kanë gabuar që e lejuan spanjolli të largohej (nga Castilla drejt Real Sociedadit). 

View image on Twitter

Loading...