Bayern Munich afër marrëveshjes me super talentin turk

Klubi gjerman, Bayern Munich është takuar me përfaqësues të mbrojtësit të Stuttgartit, Ozan Kabak për të arritur një marrëveshje të mundshme për mbylljen e transferimit të tij.

Këtë e ka konfrimuar televizioni turk, TRT, sipas këtij televizioni shefat e Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic kanë filluar bisedat me kampin e Ozan.

Të hënën, vëllezërit Ozdemir, ishin takuar edhe me Milan por është thënë se skuadra italiane nuk ka treguar vullnet për ta paguar klauzolën e tij 15 milionë euroshe.

Kabak është produkt i Galatasaray dhe ju bashkua Stuttgartit në janar për 11 milionë euro, ku pati 15 paraqitje në Bundesligë.

TRT ka shkruar se 19 vjeçari pritet të vendos se ku do ta zhvillojë fatin e tij, në Itali apo Gjermani dhe këtë do ta bëj deri në fund të javës.

Në anën tjetër nga Bayern deri më tani janë larguar Frank Ribery dhe Arjen Robben pas më shumë se 10 vite lavdi në klub, ndërsa kanë transferuar mbrojtësin e krahut, Lucas Hernandez./ teleshkronjapost.info /

Loading...