Bayern-Liverpool, Klopp tregon kush është favorit

Klopp i ka quajtur qesharake raportimet se Liverpooli është favorit ndaj Bayern Munich.

Ekipi anglez do të presë në “Anfield” atë gjerman të martën e ardhshme për të zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, para asaj të kthimit tri javë më pas në “Allianz Arena”, raporton Gazeta Express.

Të shumtë janë ata që mendojnë se për shkak të ndërrimit të gjeneratës të Bayernit, por edhe për shkak skuadrës së fortë që ka ndërtuar Kloppi dhe arritjes në finale vitin e kaluar, Liverpooli është favorit për këtë ndeshje.

Por, kështu nuk mendon trajneri i “Redsave”.

“Gjithmonë thuhet se ne jemi favorit, mendoj se kjo është për të qeshur”, tha trajneri gjerman për Sky Sport.

“Shoh dy ekipe shumë të forta që do të përballen mes vete dhe nuk dihet se cili do të kalojë tutje”.

“Nuk e ndjej sikur tashmë kemi kaluar tutje. Do të jetë shumë e vështirë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për Bayernin”.

“Ekipi ynë po vazhdon të rritet, por s’kemi fituar ende asgjë, kjo nuk është diçka e mirë. Në anën tjetër, jemi të uritur për fitore”.

Loading...