Sulmuesi brazilian i Tottenhamit, Lucas Moura ishte një shënjestër e shumë skuadrave evropiane në këtë merkato verore pas një sezoni fantastik që kishte me Spurs në Champions League.

Barcelona ishte më e interesuara pasi katalanasit dështuan të nenshkruajne me Neymar, ata u vunë ne aksion per planin ‘B’.

Sidoqofte, pasi Tottenham ia vuri çmimin e shitjes prej 50 milione euro brazilianit, Barcelona u tërhek nga gara per te nenshkruar me të per shkak se mendonte se ai nuk e meriton kete çmim.

Gjithashtu, mosha Lucas Moura, 27 vjeçarë, nuk e bindi klubin e Ernesto Valverdes që ta transferoj brazilianin, i cili mund të përshtatej lehtë në Camp Nou falë stilit të tij të futbollit.

Moura shënoi 10 gola në 32 ndeshje në Premier Lige me Spurs sezonin e kaluar si dhe ishte ‘heroi’ kryesor i tyre në gjysmëfinale kundër Ajaks ku me ‘Hat-trickun’ e tij dergoi Tottenhamin në finale të Uefa Champions League.

Loading...