leo messi vs getafe 2019 january 6

Leo Messi dhe Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Getafes me rezultatin 2-1 në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga, që është e pesta me radhë.

Me këtë fitore skuadra e Ernesto Valverdes mban kreun me 40 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid në pozitën e dytë që barazoi sot ndaj Sevilla.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lionel Messi në minutën e 20’, kurse Luis Suarez për 2-0 shënoi një gol të bukur në minutën e 39’.

Nga radhët e Getafes, golin e vetëm e shënoi Jaime Mata në minutën e 43’.

Barcelona në ndeshjen e ardhshme luan si mysafir ndaj Levantes në kuadër të Copa del Rey, kurse Getafe e pret në shtëpi Real Valladolidin.

Loading...