Barcelona fiton, Messi hat-trick / Video

share

Barcelona shumë e fortë për Betisin, Messi sonte u tregua i papërmbajtshëm.

Klubi blaguran ka mposhtur Real Betisin me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 28-të të La Ligas.

Lionel Messi ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje duke shënuar tripletë, shkruan teleshkronjapost.info, madje edhe u duartrokit nga fansat e Real Betis.

Argjentinasi arriti të realizoj hetrik (18′, 45+2′ dhe 85′) derisa golin tjetër e shënoi Luis Suarez në minutën e 63-të.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Loren në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Barca vazhdon të qëndroj në krye me 66 pikë, 10 më shumë se Atletico Madrid dhe 12 më shumë se Real Madrid.

Loading...