Mund të jetë befasia e këtij afati kalimtarë. Barcelona kërkon një përforcim të madh nga klubi italian Juventus.

Klubi blaugran, Barcelona ka shfaqur interesim për transferimin e një përforcimi të madh nga Juventus.

Sipas gazetës sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se klubi katalan ka hyrë në garë për blerjen e Joao Cancelos.

Lojtari portugez – shok i afërt me Cristiano Ronaldon – pritet të largohet nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Lajmi i raportuar nga Gazzeta Dello Sport.

Cancelo është përfolur gjithashtu si objektiv i Manchester City por skuadra kampione nga Premierliga ka refuzuar të paguajë 60 milionë eurot e kërkuara nga Juventus.

Tani në lojë ka hyrë edhe Barcelona që e dëshiron Cancelon në Camp Nou për forcimin e repartit të mbrojtjes.

Loading...