babai i merzitur gjen djalin e vdekur ne listat e votuesve

Një burrë i moshuar nga komuna e Prishtinës është shprehur i frustruar dhe i mërzitur ka raportuar një parregullsi para kamerës të T7.

Derisa ka dalur nga qendra e votimit në Sallën 1 tetori, ka rrëfyer i prekur se ka gjetur emrin e djalit të ndjerë në listën e votuesve.

Djali ka vdekur me 22 tetor 2017. Kjo nuk është në rregull, jam prekur shumë. Sa herë i kam lajmëruar të gjithë se djali im nuk jeton më”, ka rrëfyer plaku për T7.

Ai ka apeluar që të mos luhet me ndjenjat e të gjallëve. “Sa herë po vij të votojë po vi me idenë se emri i djalit të ndjerë do të largohet, por jo.

Lexo edhe lajmet e tjera rreth #Zgjedhjet2019:

Loading...