Avokatët e Griezmann në zyren e La Ligas për të depozituar klauzolën e lirimit të tij

Sot pritet të përfundoj gjithqka rreth sagës Griezmann-Barcelona-AtleticoMadrid, pasi Barcelona ka vendosur ta paguaj klauzolën e Griezmann tek Atletico Madrid.

Përfaqësuesit e Antoine Griezmann kanë arritur në selinë e LaLigas për të paguar klauzolën prej 120 milionë euro, e nevojshme për ta liruar atë nga kontrata e tij me Atletico Madridin.

LaLiga tani po verifikon pagesën dhe do të konfirmojë së shpejti që Griezmann ka lënë Los Rojiblancos në mënyrë që të bashkohet me Barcelonën.

Pasi refuzoj të kthehej në stërvitje me ekipin e Simeones, Grizi siç duket ka përshpejtuar transferimin e tij tek klubi katalan.

Përfundon saga “Griezmann-Barcelona.”

Ndërkohë, katalanasit po presin që pagesa të përpunohet përpara se të bëhet njoftimi i tyre zyrtarë për blerjen e lojtarit francez.

Antoine Griezmann do të prezantohet këtë fundjavë, pa tifozë të pranishëm, dhe do të stërvitet me shokët e rinj të ekipit të tij të hënën.

Qëndrimi i Xavit për kthimin e Neymar tek Barcelona dhe blerjen e Griezmann.

Loading...