Pirja e vetëm një cigareje në ditë e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 50%

Personat të cilët janë duke e zvogëluar numrin e cigareve që i konsumojnë brenda ditës, prapëseprapë mund të jenë duke u rrezikuar nga sëmundjet vdekjeprurëse si ato të zemrës.

Sipas ekspertëve, pirja e vetëm një cigareje në ditë mund të ketë efekte drastike në mirëqenien e përgjithshme, transmeton Teleshkronja.

Sipas një studimi të publikuar në ‘The BMJ’, pirja e një cigareje në ditë e rritë në mënyrë të jashtëzakonshme rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe sulmeve të zemrës.
Duhani
Sipas hulumtuesve, shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe për të pësuar sulm në tru një person që e konsumon vetëm një cigare në ditë janë sa gjysma e një duhanpirësi që i pinë 20 cigare në ditë.

Pra, nuk ka rëndësi që jeni duke konsumuar më pak cigare, sepse prapëseprapë jeni të rrezikuar me një shkallë shumë të rrezikshme.

Hajni i ngathtë kërcënonte me çekan, iku me vrap kur iu kundërvu shitësja (Video)

Keiron Harley nga Bargoed e Wales, është dënuar me dy vjet burg, për shkak se kërcënoi me mjet të fortë, shitësen e një dyqani.

Adoleshenti 18-vjeçar që ishte maskuar me shall, ia ka hedhur asaj një çantë dhe i kërkoi t’ia mbushë me paratë nga arka, transmeton Teleshkronja.

Por, ai është larguar me vrap, kur ajo ia tërhoqi çekanin qe ai e mbante në dorë.

Ngjarja që ndodhi në fund të vitit të shkuar, është hetuar me shpejtësi dhe Harley u dërgua para drejtësisë, ku nën akuzën për kërcënim dhe tentim vjedhje, iu shqiptua masa e dënimit.

Rupert Murdoch kërkon që Facebook të paguajë për lajmin e besueshëm

Njeriu i medias, Rupert Murdoch, ka kapur momentin që të kritikojë rrjetin më të madh botëror Facebook mbi rolin të tij në përhapjen e lajmit të rremë që ndikoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA-ve dhe kërkon që të paguajë për lajme të besueshme.

Javën e kaluar, Facebook tha se do t’i vëzhgoj përdoruesit për të gjetur se cilat burime të lajmeve janë të besueshëm.

“Nëse Facebook dëshiron të njohë publikuesit e besuar, atëherë duhet t’u paguajë atyre një taksë të ngjashme me modelin e miratuar nga kompanitë kabllore”, tha Murdoch, përcjell Telegrafi.

Murdoch është një kritik i trajtimit të lajmeve nga kompanitë e teknologjisë. Në vitin 2009, ‘News Corp’ i Murdoch kishte njoftuar se do të tërhiqet nga Google dhe do të shfaqet në ‘Bing’, motori i kërkimit i Microsoft, ngase sipas tyre kompania dhe të tjetër po i ‘vjedhin’ përmbajtjet.

“Publikuesit padyshim po e rritin vlerën dhe integritetin e Facebook përmes lajmit dhe përmbajtjes së tyre, por nuk janë duke u shpërblyer në mënyrë adekuate për këto shërbime”, tha Murdoch.

Gjithashtu ai fajësoi algoritmet e Facebook dhe Google për popullarizimin e ‘burimeve të lajmeve të ndyra’./Teleshkronja Post/

Donika Kadaj: S’ka demokraci aty ku lideri është mbi organizatën !

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar zgjedhjet e partisë nga ku u shpall fitues Albin Kurti.

Donika Kadaj-Bujupi ka folur rreth “kryetarllëkut” brenda Vetëvendosjes, duke thënë se kjo parti ka ardhur në një pikë ku gjithë të tjerët punojnë si nënpunës të liderit, transmeton Teleshkronja.

“Ajo që e shoh si kryesore, është fakti se mënyra se si përjetohet rëndësia e liderit në LV – e shndërron çdo zyrtar të saj në njeri të panevojshëm. Është situatë edhe e frikshme, por edhe pikëlluese. Erdhëm në pikë kur brenda organizatës mund të funksionojmë vetëm si nëpunës të liderit Po. Për fat të keq, gjatë kësaj kohe në LV u zhvillua një qasje e tillë – ku lideri shihej si formulë për ndryshime kadrovike. Pra, me shkuarjen e Visarit duhej të shkonte një ekip i njerëzve (shembull, SP)… Dhe, me ardhjen e Albinit duhej të vinte një ekip tjetër…”, ka thënë ajo në një emision në RTK.

Barcelona nuk ndalet e shënon edhe golin e dytë (VIDEO)

Barcelona ka dyfishuar epërsinë kundër Espanyolit pasi Suarez më herët kishtë ngritur epërsinë minimale në minuten e 3′.

Derisa golin e dytë në minuten e 25′ e shënoi Messi nga jashtë zone edhe pse pati një devijim të lehtë nga një lojtar i Espanyolit.

Ky është goli i Messit :

Gol i hershëm në ndeshjen Barcelona – Espanyol (VIDEO)

Barcelona ka kaluar në epërsi kunder ekipit të Espanyol pasi humbi në ndeshjen e parë si mysafir në Espanyol 1-0.

Golin e shënoi Luis Suarez në minuten e 8, vetëm pak pasi u ndeshkua me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Ky është goli i Suarez pas asistim të Alex Vidal :

Mbi 180 persona përfshihen në rrahje masive në aeroportin e Hanoverit, demonstruesit kurdë dhe pasagjerët turq shkëmbejnë grusha e shqelma (Video, +18)

Një rrahje masive ka ndodhur në një aeroport të qytetit gjerman Hanover, mes kurdëve që protestonin kundër veprimeve ushtarake të trupave turke kundër forcave kurde në Siri, dhe pasagjerëve turq, shkruan Mirror.

Kurdët që ishin mbledhur në aeroportin e Hanoverit, u sulmuan nga pasagjerët turq, transmeton Teleshkronja.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqen protestuesit duke valëvitur flamujt dhe shkëmbyer grushta e shqelma nga një grup burrash, derisa disa prej shtizat e flamujve i përdornin si armë të ftohta.

Sipas haz.de, policia gjermane është detyruar të përdor sprej për të qetësuar dhe shpërndarë të dy palët.

Ushtria turke ka filluar sulmin e madh ajror dhe atë tokësor në pjesën veriore të Sirisë, me të vetmin qëllim që të shkatërroj forcat e milicisë kurde të njohur si YPG.

Në këtë rrahje masive në aeroportin gjerman kanë marrë pjesë afro 180 persona, dhe e gjitha filloi kur kurdët protestonin kundër veprimeve ushtarake të Turqisë në Siri, veprim ky tej mase që nervozoi qytetarët turq që ato momente gjendeshin në këtë aeroport.

Vizitë jashtëzakonisht e suksesshme e Presidentit në Davos: Takon këshilltarin e tij, Bekim Çollakun

Presidenti Hashim Thaçi po merr pjesë në Samitin e Davosit. Por, në bazë të fotografive të postuara nga vetë ai në Facebook, shihet se nuk ka arritur t’ia zgjatë dorën ndonjë lideri të rëndësishëm botërorë, përjashto një takim me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Në një fotografi ai duket se është takuar me studentë kureshtarë. Në plan të parë është takimi i tij me këshilltarin e tij, Bekim Çollakun. Mbase, pasdite do ta takojë edhe këshilltarin tjetër z. Ismail Syla.
Duket se para Hashim Thaçit tashmë gjenden dyer të hekurta të diplomacisë botërore.

Dhe, kjo ilustrohet më së miri me fotot që vetë ai ka postuar në Facebook nga Samiti i Davosit, ku ai po merr pjesë.

Edhe pse në qytetin malor zviceran po marrin pjesë liderët më të fuqishëm të globit, në fotot e postuar nga Thaçi kuptohet se ai ka takuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaevin, disa studentë kureshtarë dhe këshilltarin e tij, Bekim Çollakun.

“Me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në takimin e udhëhequr nga Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, biseduam për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë”, shkruan Thaçi.

“Ne biseduam edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne”.

Hashim Thaçi po kalon një periudhë të vështirë të karrierës së tij politike, pasi që pak liderë të botës kanë dëshirë të dalin në fotografi me të, sidomos tash kur ai ka marrë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale; institucion ky i krijuar pikërisht nga ai disa vite më parë.

Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie, ka qenë shumë i ashpër në këtë pikë, duke paralajmëruar edhe izolimin e Kosovës nëse shfuqizohet Gjykata Speciale, e cila do të hetojë dhe gjykojë krimet e supozuara të luftës.

Hashim Thaqi dhe Zoran Zaev
Hashim Thaqi dhe Zoran Zaev

Hashim Thaqi në Davos te Zvicres.
Hashim Thaqi ne Davos te Zvicres.