MPMS: Vonesat për pensione të familjeve të dëshmorëve për shkak të ish-qeverisë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka sqaruar të premten se vonesat për përfitimet e pensioneve për familjet që e kanë statusin e familjeve të dëshmorëve për shkak të grumbullimit të lendeve dhe mos trajtimi i kërkesave për një periudhë rreth 7 vjeçare nga Qeveria e kaluar.

Mimoza Kqiku, këshilltare për informim e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për Telegrafin se pasi kanë marr drejtimin e ministrisë kanë zhbllokuar këtë proces.

“Vonesat që kanë ndodhur deri më tani sa i përket pensioneve të familjeve të dëshmorëve janë si pasojë e mos trajtimit të lëndëve apo kërkesave për një periudhë rreth 7 vjeçare. Menjëherë pas marrjes së detyrës, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka shfuqizuar vendimet e më hershme të cilat kanë qenë të padrejta dhe me këtë rast kanë mohuar realizimin e të drejtës së aplikimit për pensione për disa kategori përfituese, përfshi edhe familjet e dëshmorëve dhe kjo kategori, bashkë me kategoritë tjera përfituese do ti gëzojnë pensionet që i takojnë në bazë të ligjit në fuqi”, tha ajo.
Kqiku ka treguar se deri më tani kanë 477 aplikime për pension të familjes së dëshmorit.

“Nga 1 dhjetori 2017, në Departamentin e Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Viktimave Cilivile, kanë aplikuar 477 aplikues për pension të dëshmorit. 55 lëndë për ndërrim kategorie nga viktima civile në kategorinë e dëshmorit, kanë hyrë në pagesë 55 përfitues. Ndërsa 12 familje të dëshmorëve që kanë aplikuar për herë të parë si raste të reja kanë hyrë në pagesë gjatë këtij muaji (janar 2018)”, thekson ajo .

Mimoza Kqiku këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se për të gjitha lëndët që janë shqyrtuar nga MPMS-ja, pagesat fillojnë nga fundit i janarit.

Ndryshe të enjten Telegrafi ka raportuar se si një familje e dëshmorit, edhe pse ka aplikuar për pension ende nuk e përfiton ate.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari në një intervistë për Telegrafin ka thënë se pas kalimit në Komisioni për Verifikim, familjet që e kanë fituar statusin e dëshmorit, duhet të aplikojnë në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Viktimave Cilivile në Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale për t’i përfituar beneficionet.

“Ministria e Punës obligohet që t’i njoftojë me vendimin dhe duhet të gjithë t’i gëzojnë beneficionet siç i gëzojnë të gjitha familjet e dëshmorëve”, tha Jashari.

Notat e lojtarëve: Brighton 0-4 Chelsea, Hazard me vlerësim maksimal

Chelsea i është rikthyer fitoreve në kuadër të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Brightonit me rezultat të pastër prej 4-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të futbollistëve, ku më i miri ishte në radhët e skuadrës së The Blues.

Eden Hazard ishte golashënues i dyfishtë dhe mori pjesë në dy golat tjerë të Chelseat, dhe kjo bëri që të vlerësohet me notën maksimale, 10.

Lojtari më i dobët në fushë ishte në radhët e ekipit vendas, ku Godson u vlerësua me notën 5.3.

Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 50 pikë ndërsa Brighton mbetet në vendin e 16 me 23 pikë.

NOTAT CHELSEA

SHBA thirrje qytetarëve, mos udhëtoni në Serbi shkaku i një virusi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim ku u bën tirrje qytetarëve amerikan që të kenë kujdes para se të planifikojnë të udhëtojnë për në Serbi, shkaku i një epidemie që është përhapur në këtë shtet.

Bëhet fjalë për epideminë e fruthit, e cila po përhapet me të madhe në Serbi, epidemi e cila transmetohet shumë lehtë nga një person te personat tjerë, edhe përmes ajrit, shkruan gazetametro

Instituti për Shëndetin Publik të Serbisë “Milan Jovanovic Batut” ka njoftuar gjatë javës se në këtë shtet në tre muajt e fundit janë paraqitur 1 mijë e 114 raste.

Ky institut bën të ditur se nga ky numër 224 raste janë të evidentuara nëpër zonat e banuar me serbë në Kosovë.

Me fruth janë evidentuar edhe 13 punëtorë shëndetësor, mjekë dhe infermierë, të cilët me shumë gjasë virusin e kanë marrë nga pacientët që kanë trajtuar.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka këshilluar qytetarët amerikanë që nëse vendosin të udhëtojnë për në Serbi, paraprakisht të sigurohen, duke marrë vaksinat e nevojshme, që parandalojnë prekjen nga kjo epidemi.

Përleshje te Bayern Munich, Rodriguez dhe Rudy ndalen nga bashkëlojtarët pas zënkës (Foto)

Bayern Munchen sot e nisi ditën me zyrtarizmin e Leon Goretzkas, por gjatë stërvitjes të kësaj dite ka pasur një përplasje mes dy lojtarëve.

Dy yjet futbollistët, James Rodriguez dhe Sebastian Rudy, janë përfshirë në një përleshje sot në stërvitje.

Gjithçka ka ndodhur pas një ndërhyrje të ashpër të futbollistit gjerman drejt mesfushorit sulmues.
Franck Rybery and James Rodriguez
Sherri ka mundur të jetë më i madh, por lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Ishin Franck Ribery, Jerome Boateng dhe Rafinha ata që u futën në mes.

Bayerni njihet si klub me rregulla të hekurta dhe duke e pasur parasysh trajneri Jupp Heynckes, dënimet mund të jenë gjigante për dyshen.

Bayern e ka filluar stinorin pranveror me fitore nda Bayer Leverkusen, ndërsa të dielën do të përballen me Werder Bremen.
James Rodriguez vs Rudy