Barcelona e ka nisur keq sezonin e ri në La Liga, pasi është mposhtur nga Athletic Bilbao.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin San Mames u vendos nga goli i sulmuesit veteran, Aritz Aduriz në fund të takimit.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 0-0, pjesë e cila u dominua nga Barcelona, por pa konkretizim të rasteve.

Luis Suarez u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha, raporton Teleshkronja Post.

Pjesa e dytë ishte po aq e zjarrtë sa tifozët e pranishëm në stadium.

Por golin ne vetëm të takimit dhe njëkohësisht të fitores për klubin Bask, e shënoj Aritz Aduriz në minutën e 90′ të takimit.

Golat dhe rastet e ndeshjes Athletic Bilbao 1-0 Barcelona :

Loading...