Projekti i Paris Saint-Germain ka dy shtylla që e mbështesin bazën e tyre: njëra shtyllë është Neymar dhe tjetra Kylian Mbappe.

Futbollisti francez arriti në Parc des Princes si lojtari më i shtrenjtë në botë, dhe ai është bërë yll i madh në Paris. Ai është idhulli i tifozëve, duke fituar Kupën e Botës me Francën.

Real Madridi e ka bërë të qartë se ata nuk do të dorëzojnë një ofertë për Mbappe këtë verë dhe ata në Paris e shohin atë si të pa transferueshm.

Ndikimi larg nga fusha

Dëshira e PSG për të mbajtur Mbappe shkon përtej asaj që ai ofron në fushë. Futbollisti francez dhe Neymar janë në futboll francez ashtu si ishte David Beckham në Spanjë gjatë kohës së tij në Real Madrid. Ata janë ‘makina’ për prodhimin e parave.

Ata kanë pasur probleme, por të ardhurat dhe sponsorizimet e reklamave do të rriten në Paris. Klubi kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me grupin hotel Accor, i cili do të zëvendësojë Fly Emirates në fanellë, nga ku do të fitojnë 60 milionë euro për sezon.

Ata presin edhe më shumë

Është e lehtë të harrosh se Mbappe është ende i ri. PSG e di se sa ai ka për të ofruar ende dhe ata po shikojnë më shumë nga sezoni i ardhshëm.

Nasser al Khelaifi, presidenti i PSG-së, është i qartë për mos shitjen e Mbappe, sepse ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ai nuk do të lejojë largimin e tij.

Ndërkohë, vetë lojtari siguroi tifozët për vazhdimësinë së tij pas disfatës nga United dhe nuk e ka diskutuar të ardhmen e tij që nga ajo kohë.

“Ka shumë njerëz që dyshojnë, por unë do të vazhdoj të besoj në këtë projekt,” tha Mbappe. “Do të jem këtu, kjo është e sigurt.”/TeleshkronjaPost/

Loading...