Arrihet marrëveshje nga Këshilli i Sigurimit për Kosovën

share

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakord për uljen e frekuencës së takimeve për Kosovën.

Këshilli i Sigurimit ka gjetur një kompromis në çështjen e ndryshimit të frekuencës së takimeve që mban për tu për aktivitetet e UNMIK-ut dhe për gjendjen në Kosovë nga raportimi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Që nga viti 1999, kur u nxorr rezoluta 1244, ka qenë kthyer në rregull që çdo tre muaj Sekretari i Përgjithshëm i OKB të informonte Këshillin e Sigurimit për gjendjen e sigurisë, të drejtave të njeriut dhe të tjera në Kosovë. Po ashtu Këshilli i Sigurimit informohet një herë në tre muaj nga shefi i misionit të OKB, për aktivitetet e UNMIK. Ky ritëm nuk ka ndryshuar që atëherë, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në Kosovë, transmeton “Dw”.

Prandaj vendet anëtare të Këshillit të Siiguriit që e kanë njohur Kosovën kanë kohë që kërkojnë që ritmi i takimeve informuese të ndryshojë, sepse gjendja në Kosovë është më e stabilizuar dhe se kriza të tjera në botë kërkojnë forcat dhe energjitë e Këshillit të Sigurimit. Por ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën kanë këmbëngulur në të kundërtën.

Në muajin gusht të 2018, Mbretëria e Bashkuar, mbajti presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit dhe inicoi zgjerimin e afatit të mbajtjes së takimeve për Kosovën nga tre në katër muaj. Ideja u kundërshtua nga Rusia dhe anëtarë të tjerë të KS. Edhe tani në muajin shkurt, Mbretëria e Bashkuar inicoi diskutimin për të gjetur një kompromis në ciklin e raportimeve, duke mos e mbajtur takimin tani në muajin shkurt. Deri një ditë më parë, nuk ishte e sigurt nëse takimi do të mbahej apo jo.

Një kompromis ka qenë mbajtja e takimit të KS tani në muajin shkurt, dhe shtyrjen e afatit për takimet e tjera. Në vitin në vijim do të ketë edhe dy takime të tjera, një në qershor dhe një në muajin tetor. Kurse vitin e ardhshëm, më 2020 Këshilli i Sigurimit do të mblidhet vetëm dy here në vit, më prill dhe tetor. Se si do të zhvillohet më tej do të varet nga situata në vend, thotë në një njoftim presidenti i Këshillit të Sigurimit.

Vendet e P3 të Këshillit të Sigurimit, pra treshja e përhershme, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë edhe ndryshimin e mandatit të UNMIK. Nuk dihet çfarë është diskutuar dhe rënë dakord për këtë pikë.

Loading...