Ndeshjet e xhiros së parë të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të kthehen sonte, në orën 21:00, kur do të përballen katër klube të mëdha evropiane.

Sonte do të jetë njëra ndër përballjet më të pritura të kësaj faze të Ligës së Kampionëve, pasi që do të përballen Liverpooli dhe Bayerni, dy nga klubet me historinë më mbresëlënëse në këtë garë, në stadiumin Anfield.

Vetëm para disa vjetëve, Bayerni do të kishte qenë favorit për një ndeshje të Ligës së Kampionëve në kuadër të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, kjo gjë nuk vlen edhe këtë sezon.

Kampioni në fuqi i Bundesligës, ish-klubi i Xherdan Shaqirit, nuk ka qenë në formë të mirë këtë sezon në Bundesligës, ku mbetet dy pikë prapa Dortmundit, përkundër që e ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Pasi që Bayerni e ka fituar titullin e kësaj lige në gjashtë sezonet e fundit, dështimi për ta përsëritur këtë do të ishte një zhgënjim i madh për gjermanët.

Një pjesë e madhe e fajit për këtë gjë i është lënë trajnerit Niko Kovac, i cili u emërua në pozitën e trajnerit verës, pas largimit të Juup Heyneckes. Kroati ka tentuar ta instalojë idetë e tij në Bayern, mirëpo periudha e tranzicionit ka zgjatur më shumë sesa që ishte parashikuar.

Bayerni, në Bundesligë, ka humbur po aq ndeshjet deri më tani sa kishin humbur në të gjithë sezonin e kaluar, katër. Ata i kanë pranuar 24 gola në 22 ndeshje gjithashtu, gjë që mund të jetë mjaft shqetësuese sonte pasi që skuadra e Jurgen Kloppit është e njohur për sulmin e mirë.

Ndeshjet ku porta e Bayernit ka mbetur e paprekur kanë qenë tejet të rralla dhe nëse Bayerni vazhdon njëjtë edhe sonte, atëherë ata mund të bien pre e presionit të Liverpoolit, qysh në fillim të ndeshjes. Skuadra e Kovacit e ka përmirësuar formën gjatë kohës së fundit, mirëpo Liverpooli do të ketë besim se mund t’i shfrytëzojë dobësitë e tyre.

Megjithatë, lideri i Premierligës nuk do ta vlerësojë Bayernin. Skuadra e Kloppit ka vuajtur mjaft shumë nga lëndimet këtë sezon dhe ata kanë shfaqur shenja, së fundi, se përkundër lëndimeve, mund të sigurojnë fitore.

Mirëpo, gjatë kohës së fundit, Liverpooli nuk ka qenë në top formë, pasi që barazimet kundër Leicesterit dhe West Hamit e kanë lejuar Manchester Cityn të kthehet në garën për titull.

Liverpooli u kualifikua në këtë fazë, duke siguruar fitore mjaft mbresëlënëse kundër Paris Saint-Germainit e Napolit. Nëse ata mund ta vazhdojnë formën e mirë edhe sonte, Bayerni do të pësojë disfatë në Anfield.

Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Fabinho, Matip, Robertson, Henderson, Shaqiri, Keita, Salah, Mane, Firmino.

Bayern Munich XI: Neuer, Kimmich, Hummels, Sule, Alaba, Goretzka, Thiago, James, Ribery, Gnabry, Lewandowski

Loading...