TeleshkronjaPost-Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, Zgjedhjet Parlamentare 2019 PDK - Kosovë

Të gjitha partitë politike në Kosovë aktualisht kanë hedhur vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovë, e udhëhequr nga Kadri Veseli.

Derisa fushata zgjedhore ende zyrtarisht nuk ka filluar, por sulmet ndaj PDK-së po vijnë nga të gjitha partitë, edhe nga ato që i pati në koalicion qeverisës.

Shumica prej partive thonë se PDK do të dalë partia e tretë ose e katër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit, shkruan Gazeta Teleshkronja.

Mirpo analistë dhe njohës të skenës politike në Kosovë, po thonë se PDK-ja në krye me Kadri Veselin nuk duhet të nënqmohet, pasi ka strukturën më të konsuliduar nga të gjithë tjerët.

“Nuk e kisha përjashtuar apsolutisht PDK-në, ashtu siç po e përjashtojnë oponentët tjerë politikë (LVV, LDK, AAK).”

“Fuqia në teren e Partisë Demokratike është shumë e madhe, shihet një entuziazëm tek partitë tjera, një lloj injorimi. Unë e kisha marrë seriozisht PDK-në,” këto janë disa nga frazat e analistëve.

Ndiqni videon më poshtë, për të kuptuar më qartë se çfarë thonë analistët politikë si Arben Ahmeti, Fidan Rama, Imer Mushkolaj, Astrit Gashi dhe të tjerë opinionistë :

Loading...