Allegri thyen heshtjen për të ardhmen e Ronaldos

Disa nga gazetat dhe mediat e mëdha italiane shkruan dje se ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo do t’i japë fund karrierës së tij me Juventusin më herët sesa që ishte planifikuar në kontratë.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri, beson se Cristiano Ronaldo është e ardhmja e Juventusit edhe nëse ai nuk arrin t’ia garantojë klubit italian titullin e Ligës së Kampionëve.

Portugezi 34 vjeqarë, Ronaldo e shënoi golin e 26-të për këtë sezon në ndeshjen e së martës kundër Ajaxit, por kjo nuk mjaftoi që ai ta parandalojë disfatën 2-1 që e eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale, duke mos u kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2010.

Po spekulohet se ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme të shpenzojë shumë para gjatë verës për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën, sepse CR7 mbeti shumë i zemëruar me eliminimin.

Madje, Ronaldo raportohej se ishte aq i zemëruar pas eliminimit saqë dëshironte të largohej nga Juventusi qysh në fund të sezonit të ardhshëm, përkundër që nënshkroi kontratë katërvjeçare me Juventusin verën e kaluar.

Përkundër këtyre raportimeve Allegri ka një version tjetër.

“Ronaldo e ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm. Liga e Kampionëve mori fund – rezultati është se ne u eliminuam nga gara. Cristiano dhe Juventus nuk do garon për titullin e kampionit të Evropës. Ka shumë përbërës në futboll”, është shprehur italiani.

“Ai është e ardhmja e Juventusit. Ka bërë punë të mirë këtë vit dhe do të bëjë gjëra të mrekullueshme edhe sezonin tjetër. Ai është i zhgënjyer, por është i qetë, si të gjithë të tjerët”.

Ndryshe në janar flitej se Allegri do largohej në fund të sezonit, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe ai do të jetë trajner i bardhë e zinjëve edhe sezonin tjetër./Teleshkronja Post/

Loading...