Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, një ditë pas zgjedhjeve dhe shpalljes së fitores ka shkuar në vizitë te ish-deputeti i kësaj partie, Adem Mikullovci.

Këtë vizitë të liderit të partisë e ka publikuar në Facebook faqja e Mikullovcit, njofton Klan Kosova.

“Në ditën e parë të fitores së madhe në zgjedhje, Kryeministri i ardhshëm i Republikës, zotëri Albin Kurti vizitoi ish deputetin Adem Mikullovci në shtëpi”, ka shkruar Mikullovci.

Loading...