Ajaxi ka bërë befasin e sezonit padyshim me një paraqitje ikonike duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve kampionin në fuqi, Real Madridin.

Klubi holandez mposhti me rezultat të përgjithshëm 5-3 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales, shkruan Teleshkronja Post.

Dusan Tadico shkëlqeu me një gol dhe dy asiste për Hakim Ziyech dhe David Neres, para se Lasse Schone të realizonte një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për triumfin e Ajaxit 1:4 kundër Real Madridit të martën në Santiago Bernabeu.

Ajaxi zbaroi në Bernabeu me qasje fantastike përkundër se e kishte humbu ndeshjen e parë 2:1 në Amsderdman dhe se përballë kishte klubin që i ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve në pesë vitet e fundit.

Këtë e dëshmoi pas vetëm shtatë minutave lojë, kur Tadic e nxori vetëm me portier Ziyechin, i cili shënoi për 0:1.

Mesfushori serb me një veprim fantastik asistoi edhe te Neres, i cili e dyfishoi epërsinë e vizitorëve në minutën e 18-të.

Real Madridi ishte shumë pranë golit kur Raphael Varane qëlloi shtyllën, para se Santiago Solari të detyrohej t’i kryente dy zëvendësime dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë.

Lucas Vazquez dhe Vinicius Junior u dëmtuan dhe u detyruan të lënin vend për Gareth Bale dhe Marco Asensio respektivisht.

Bale për pak sa nuk shënoi, por përpjekja e tij për ta paraboluar portierin e Ajaxit përfundoi në shtyllë.

Tadic e trefishoi rezultatin në minutën e 62-të me një gol fantastik, edhe pse mjaft kontrovers, i cili u pranua pas plot pesë minutave rishikimi në VAR, nëse e kishte kaluar topi vijën anësore apo jo në proces.

Një fije shpresë Realit ia dha Marco Asensio kur shënoi golin e vetëm në këtë takim për vendasit njëzet minuta parafundit.

Por, Lasse Schone tronditi Bernabeun kur realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit pothuajse në pozitën e kornerit, vetëm dy minuta më vonë.

Ajaxi e siguron çerekfinalen, ndërkohë që Real Madridi përshëndetet nga Liga e Kampionëve për herë të parë pas tri viteve.

https://www.youtube.com/watch?v=Pst3AvJfg-c

Loading...