E nisi keq sezonin me humbjen kundër Udineses në ndeshjen e parë në Serie A, Milan ka arritur të tri pikët e para në Serie A, ku ka mposhtur Bresician me rezultat të ngushtë 1-0

Hakan Calhanoglu është heroi i Milanit sonte pasi që goli i tij i ka siguruar kuqezinjve tri pikët e para.Pjesa e parë ishte pjesa që u dominua nga Milan dhe e cila u fitua nga Milan.

Një kombinim i mirë në mes të Susos dhe Calhanoglus në fillim të pjesës së parë, në minutën e 12-të bëri që ky i fundit të shënoi me kokë.

Pas golit pjesën e parë Milan e kontrolloi për mrekulli.

Në pjesën e dytë Brescia ishte skuadër që e kontrolloi më shumë ndeshjen he pati por që në fund doli që milanistët të jenë të kujdesshëm dhe mos ta humbasin tri pikë.

Pas kësaj fitore, Milan fiton tri pikët e para dhe është në vendin e nëntë pas dy xhirove të para në Serie A.

Goli i vetëm i takimit nga Calhanoglu:

Loading...