A u ndanë zyrtarisht Bale dhe Real Madridi ? Veprimi i fundit thotë po

Klubi i Real Madridit ka publikuar listën e të ftuarve në ndeshjen ndaj Villareal, nesër (të dielen).

Gareth Bale u ndëshkua nga tifozët e tij herën e fundit që luajti në Estadio Santiago Bernabeu, por kjo nuk do të ndodhë këtë fundjavë pasi ai pritet të mbetet jashtë skuadrës së Real Madridit kundër Villarreal.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane ka vendosur të largojë uellsianin nga lista e të ftuarve për ndeshje dhe përfshiu Vinicius Jr, i cili është kthyer nga lëndimi.

Sergio Ramos, Alvaro Odriozola dhe Karim Benzema janë aktualisht jashtë me lëndimet e tyre, ndërsa Dani Ceballos dhe Luka Modric janë dy lojtarë të tjerë të aftë për lojë, transmeton Teleshkronja Post.

Uellsiani 29 vjeqarë nuk është i lënduar apo i pezulluar, por ky vendim i Zidanes rritë edhe më shumë spekulime se do largohet nga klubi madrilen këtë verë./TeleshkronjaPost/

Lojtarët e ftuar nga Real Madridi për ndeshjen e nesërme ndaj Villarealit në Santiago Bernabeu në kuadër të La Ligas.

Loading...