Bomberi Piatek ‘tërheqë’ Milanin drejtë Champions, fiton 3-0 / Video

AC Milani ka vazhduar me formën fantastike në Serie A.Në xhiron e 25’të në Serie A, skuadra e Gennaro Gattusos ka marrë pikët e plota në shtëpi.

Ata mposhtën 3-0 ekipin e Empolit, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi në top formë, Krzysztof Piatek.

Sfida nisi siç është më së miri për Milanin, që shënoi gol pas 10 minutave lojë me anë të Lucas Paquetas, por goli u anulua me ndihmën e VAR-it për pozicion jashtë loje.

Më pas, deri në fund të pjesës së parë, Milani vuajti për të shënuar.

Por, gjërat ndryshuan krejtësisht në pjesën e dytë, ku në fushë doli një tjetër skuadër, me një tjetër fytyrë për dallim nga pjesa e parë.

Fillimisht, sulmuesi në top formë, Krzysztof Piatek, shënoi për 1-0 në minutën e 49’, para se Franck Kessie të realizojë për 2-0 në atë të 51’.

Pas këtyre dy golave të shpejtë, Milani dominoi ndeshjen, dhe deri në fund e gjeti edhe njëherë rrjetën.

Ishte spanjolli, Samu Castillejo, ai që realizoi për 3-0 në minutën e 67’ të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar të takimit.

Me këtë fitore, Milani ka blinduar për pak pozitën e katërt që dërgon në Champions League.

Skuadra e Gattusos tani ka 45 pikë, 4 më shumë se Roma që të shtunën i shkon Frosinones./TeleshkronjaPost/

Berbatov: Bale duhet të largohet nga Real Madrid nëse nuk ndihet i vlerësuar

Dimitar Berbatov ka sugjeruar që Gareth Bale duhet të largohet nga Real Madrid për shkak të kritikave që merr.

Bullgari, i cili luajti me Bale në Tottenham, nuk mendon se Los Blancos duan Uellsianin në Estadio Santiago Bernabeu.

“Bale duket se e ka fajin për gjithçka që shkon keq në Real Madrid, gjë që është e padrejtë,” tha ai në Betfair.

“Nëse ju shikoni në statistikat e tij – 12 gola në 30 paraqitje këtë sezon.Nëse nuk ndiheni të vlerësuar, atëherë duhet të lëvizni”.

Bale është përfolur për një kthim tek Spurs, por Berbatov është i shqetësuar për implikimet financiare të një marrëveshjeje të mundshme.”

“Është një çështje e parave natyrisht,” tha ai.

“Nuk jam i sigurt që Spurs mund të përballojë mbi 100 milionë funte në një lojtar, por Bale është një talent i klasit botëror i cili mund të luajë për këdo dhe do të ishte mirë ta shihje atë”.

Zinedine Zidane ka qenë e lidhur me një kthim në menaxhmentin në Chelsea, me Maurizio Sarri po vjen gjithnjë nën presion dhe Berbatov foli edhe për francezin.

“Kur ju keni një person si Zidane atëherë ju keni një fillim kokë, automatikisht duke marrë respektin e lojtarëve.”

“Nëse puna e Chelsea u bë e disponueshme do të kishte shumë menaxherë të lartë të interesuar, por Zidane patjetër që ka kredencialet dhe do të sjellë cilësi në Premierligë”./TeleshkronjaPost/

Dua Lipa: Ishim viktima të terrorit të tmerrshëm të Serbisë

Tabloidi i famshëm britanik “The Sun”, i ka kushtuar një hapësirë të madhe fitueses së sivjetme të çmimeve Grammy dhe Brit Awards, këngëtares nga Kosova Dua Lipa.

Ky tabloid shkruan se familja Lipa është dashur ta braktisë Kosovën në vitin 1992 për shkak të presionit dhe terrorit që kishte nga pushteti serb atje.

Gjyshi i Duas, Seit Lipa, ishte drejtor i muzeut historik në Prishtinë gjatë periudhës mes viteve 1990-95. Dhe pikërisht atij i ishte kërkuar që të përmirësoj disa libra historikë dhe të fabrikojë fakte historike, çka ai kishte refuzuar, për çka më pas ishte shënjestër e regjimit serb. “Ishte periudhë e tmerrshme për të gjithë. Janë mbyllur të gjitha shkollat dhe mediat.

“Secili akademik ka qenë shënjestër. Njerëzit zhdukeshin brenda natës. Familja Lipa ishte në rrezik shkaku i kësaj, prandaj janë detyruar të ikin”, ka rrëfyer kompozitori dhe miku i familjar, Florent Boshnjaku, përcjell Klan Kosova.

Vetë Dua ka deklaruar se familja dhe populli i saj janë dëbuar me dhunë nga Kosova nga regjimi serb. “Serbët na kanë dëbuar nga Kosova. Kemi qenë viktima të terrorit të tmerrshëm”, kishte deklaruar këngëtarja shqiptare.

Dua ka lindur në Londër në vitin 1995.

Dua ka ndjekur shkollën teatrale të Silvia Jong, para se me familje në vitin 2006, të kthehej në Prishtinë, ku babai i saj kishte fituar një vend pune. Në Prishtinë, Dua ka shkuar në shkolla private dhe është rritur duke dëgjuar muzikën e babait të saj, i cili dikur ishte pjesëtarë i grupit “Oda”.

“Tani jam krenare me emrin tim, por kur kam qenë më e re, e tëra që dëshiroja, ishte të quhesha Hana, Sara, Ella… Çfarëdo emri, vetëm të ishte normal. Sepse emrin Dua është dashur ta sqaroj vazhdimisht se çfarë nënkupton, që njerëzve t’u tregoja se isha nga Kosova”, ka rrëfyer Dua.

Si 14-vjeçare kishte filluar që në kanalin Youtube të publikojë këngët e përpunuara të këngëtareve të saj të preferuar, si Pink dhe Nelly Furtado.

Në të njëjtën kohë ka filluar të punoj si modele për një katalog ‘on-line’, por edhe si hostes në restorantin meksikan ‘La Bodega Negra’ në Soho, dhe në klubin e natës “Mayfer”.

Familja e Duas ishte kthyer në Londër në vitin 2012 dhe ajo së bashku me familjen, ishin vendosur në Londrën Perëndimore, ku ka jetuar deri në mars të vitit të kaluar. Në vitin 2015, producentët kishin dëgjuar përpunimin e saj të këngës “Cocoa Butter Kisses” të reverit Chensey dhe i kishin ofruar të nënshkruaj kontratë me shtëpinë diskografike “Warner Music”.

Dy vite më vonë, është paraqitur albumi i saj i parë “Dua Lipa”, ku gjendeshin shumë hite, mes tyre edhe “Be The One” dhe “New Rules”. Qysh në atë kohë ishte bërë e qartë se bota kishte fituar një yll të ri të muzikës, e cila vetëm në vitin 2017, kishte fituar mbi 2 milionë euro, ndërsa nga viti e kaluar e këndej, vazhdon t’i rendis çmimet më të rëndësishme muzikore.

Guardiola vlerëson lartë Arjanet Muriqin

Trajneri spanjoll thotë se portieri kosovar e ka ndihmuar Manchester Cityn të shkojë deri në finale të Carabao Cup, e cila do të luhet në Wembley.

Pep Guardiola ka folur për ndeshjen finale të Carabao Cup ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, e cila do të zhvillohet në stadiumin Wembley.

Trajneri spanjoll duket se është i pavendosur nëse në portë në këtë ndeshje do të jetë Arijanet Muriç apo Ederson, pasi portieri i parë, Kepa Arrizabalaga është i lënduar.

Përfaqësuesi kosovar ka shfaqur siguri të madhe se herë i është dhënë rasti në rundet paraprake, ndërsa i ka pritur dy penallti në çerekfinale në duel me Leicester Cityn.

“Do ta shohim, më duhet të mendoj për këtë. Arijaneti është një lojtar i rëndësishëm për faktin se jemi këtu ku jemi. Ai ishte i rëndësishëm në Leicester në gjuajtjen e penalltive. Ai ka qenë mjaft i mirë dhe ne kemi besim në të”, ka thënë trajneri Guardiola.

Dy aksidente trafiku në Komoran të Drenasit

Sot rreth orës 15:30 kanë ndodhur dy aksidente trafiku në Komoran të Drenasit, ku janë të përfshira tre vetura dhe një kamion.

Klan Kosova ka mësuar se aksidenti ka ndodhur përballë pompës së benzinës ‘HIB Petrol’ e cila ndodhet në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Klan Kosova lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në magjistralen Prishtinë-Pejë është raportuar për dy aksidente trafiku. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse”.

Një gazetë gjermane publikon datën e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Gazeta e përdithsme gjermane “Frankfurter Rundschau” ka shkruar për detajet e një dokumenti në të cilën SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë shkruar marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta tregon se çka do të ndodhë me Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit ndërsa zbulon datën kur kjo marrëveshje nënshkruhet.

“Frankfurter Rundschau” shkruan se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë në vija etnike është  marrëveshje e përkrahur nga Shtetet e Bashkruara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, megjithatë thuhet se implementimi i këtij plani mund të jetë një rrezik i madh.

Duke cituar komisionerin për zgjerim të BE’së dhe fqinjësi të mirë, Johnnes Hahn, Gazeta gjermane shkruan se është rritur presioni ndaj Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshje, transmeton Gazeta Express.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka thënë në një konferencë në Mynih të Gjermanisë, javën e kaluar se demarkimi i kufijve duhet të mbetet në tavolinën e diskutimeve.

Gazeta gjermane citon një dokument që paraqet skicën se si do të duket marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, për çka palët janë akoma në bisedime.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën, me ardhjen e Administratës Trump kanë ndryshuar 180 shkallë qëndrimin për llojin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”, shkruan FR.

Sipas kësaj marrëveshjeje 17-pikëshe, qyteti i Mitrovicës do ta marrë një status të veçantë, me ç’rast ujësjellësi i Gazivodës dhe miniera e Trepçës do të privatizohen për 99 vjet nga përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe Franca), transmeton Gazeta Express.

Në marrëveshje hyn edhe ndërtimi i bazës ajrore të NATO’s në Kuçovë dhe baza detare në Vlorë. Gjithashtu autostrada nëpër Serbi, që quhet Korridori i 10-të, planifikohet të futet në protektorat ndërkombëtar.

Sipas gazetës, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet me 12 qershor të 2019’ës në Uashington, ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndërkaq, politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq citohet në shkrim duke thënë se shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjidhja më e keqe e përkrahur nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, kjo do të ngjallte frikë për serbët në zona të tjera të Kosovës se do të shkëputeshin komplet nga Serbia. /Express

IFFHS shpallë Modriçin “Playmaker 2018”, lë prapa Messin dhe Hazard

Ishte lider i padiskutueshëm i Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modric ka rrëmbyer tjetër çmim, duke lënë prapa Messin.

Kroati Luka Modric, pasi mori çmime të shumta në fund të vitit 2018, veçuar “Topin e Artë” dhe çmimet e lojtarit më të mirë nga UEFA e FIFA, tani ai është vlerësuar edhe nga Instituti i Futbollit për histori dhe Statistika (IFFHS).

Modric, që fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe arriti deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë në Rusi, në mëngjesin e së premtes e ka pranuar çmimin e “Plejmekeri më i mirë në Botë për vitin 2018”, nga IFFHS.

Modric mori shumicën e votave (272) nga 90 ekspert të futbollit në mbarë botën, duke lënë prapa Lionel Messi me (144 pikë), Hazard (114), De Bruyne (36) dhe Neymar (18).

Lojtari i përfaqësueses kroate, Modric, nuk ishte lojtari i vetëm i Madridit që mori çmim këtë të premte, pasi portieri, Thibaut Courtois u vlerësua nga IFFHS si portieri më i mirë për vitin 2018.

A do të ketë James vend në Real Madridin e Solarit?

Me James Rodriguez potencialisht duke bërë një rikthim në Real Madrid në fund të sezonit, por është ende e paqartë nëse ai mund të përshtatet në planet Santiago Solarit.

Lojtari aktual i Bayern Munchen la të kuptohet në një kthim të mundshëm të Estadio Santiago Bernabeu, pas ndeshjes kundër Liveprool.

“Në Madrid, kam gjithçka si shtëpia ime dhe njerëzit që më duan”, tha James. “Unë vetëm dua të përfundoj sezonin dhe ne do të shohim se çfarë ndodh.”

Por, a duhet Solari të qëndrojë në stolin e Los Blancos në sezonin e ardhshëm, a do të futet James në sistemin e tij?

1. Luan në të dy krahët. Argjentinasi përdor sistemin e favorizuar të Niko Kovac, 4-3-3, ku kolumbiani do të zërë vendin e Lucas Vazquez në krahun e djathtë, edhe pse mund të luajë edhe në anën e majtë.

2. Ai mund të luajë si mesfushor, por nuk është pozita e tij më e mirë. Kovaç e përdori atë në krah të Javi Martinezit dhe Thiago Alcantarës në mesfushë, ashtu si Carlos Ancelotti dhe Jupp Heynckes në të kaluarën. Kolumbiani nuk ndihet rehat në atë pozicion dhe Madridi ka shumë alternativa pas trios sulmuese.

3. Shumë më mirë në një 4-2-3-1. Pa dyshim, kolumbiani do të përshtatej më mirë me rolin e tij në këtë sistem, por Solari nuk është i interesuar në këtë stil të lojës.

4. E ardhmja e Gareth Bale dhe Isco. Ndryshime të mëdha mund të bëhen në verë dhe James do të presë vendimin e Real Madridit për të ardhmen e Gareth Bale dhe Isco, largimet e të cilet nuk duhet të përjashtohen. Të dy lojtarët zënë pozicione në sulm dhe duke u larguar, një derë është e hapur për James Rodriguez.

5. Nënshkrimi i mundshëm i Hazard-it. Isco dhe Bale mund të largohen, por Hazard mund të arrijë dhe nëse belgu vjen në Real Madrid ai do të rrisë konkurrencën për James në pozicionet sulmuese, pasi ai do të bashkohet me Viniciusin, Lucas Vazquez dhe Marco Asensio për partneritetin me Karim Benzema./TeleshkronjaPost/

Deputetja Osmani: Në qarqet diplomatike flitet që Thaçi dhe Vuçiq kanë hartuar një dokument të fshehtë 12 pikësh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, flitet se kanë hartuar një dokument me dymbëdhjetë (12) pika, për marrëveshjen Kosovë –Serbi e për të cilën dy krerët e shteteve janë marrë vesh vetëm në parim.

Në formulimin e këtij dokumenti ka marrë pjesë edhe Bashkimi Evropian.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo thotë se në këtë dokument është përfshirë çështja e korrigjimit të kufijve, Trepça dhe disa çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me trashëgiminë.

“Në qarqe diplomatike flitet për një dokument njëfaqësh, pra marrëveshje të parimeve, e cila do të trajtojë korrigjimin e kufirit, çështjen e kishave, të Trepçës dhe të tjera”, ka thënë Osmani për Express.

Ajo thotë se ky dokumenti në të cilin trajtohen më gjerësisht këto 12 pika nuk do të vijë fare për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke kujtuar se njësoj ishte vepruar edhe me marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit.

“Thuhet që dokumenti përcjellës që i trajton në detaje këto tema, nuk vjen për ratifikim në Kuvendin e Kosovës, por vetëm ajo e marrëveshjes së parimeve. Pak a shumë kjo është çfarë ka ngjarë në vitin 2013 kur marrëveshja mes Thaçit dhe Daçiqit përfshinte parimet themelore, por marrëveshjet zbatuese të atyre parimeve asnjëherë nuk kanë ardhur për ratifikim në Kuvend” ka shpjeguar Osmani.

Ajo thotë se nuk bëhet fjalë për një dokument final, por për një draft marrëveshje.

Osmani thotë se në hartimin e këtij drafti ka marrë pjesë edhe Bashkimi Evropian.

“Është produkt i negocimit mes dy presidentëve, herë me ndërmjetësimin e BE-së e herë pa të”, potencon deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Gazetën Express.

Për takime të fshehta ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit ka folur edhe historiani dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Florian Bieber.

Ai ka thënë që deklarimet e Thaçit të bëra gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth një ‘korrigjimi të lehtë të kufijve’, tregojnë se Thaçi ka zhvilluar biseda të fshehta me presidentin serb për korrigjimin e kufijve.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar presidenti i Serbisë, duke thënë se asnjëherë nuk është takuar fshehtas me Thaçin.

“Nëse do të ishim takuar fshehurazi, ne do të kishim raporte të mira”, kishte thënë Vuçiq.

Bashkimi Evropian është duke bërë përpjekje të mëdha për fillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ata kanë shtuar presionin ndaj Kosovës për të hequr taksën, në mënyrë që Serbia të pajtohet për kthim në dialog, ndërkohë nuk dihet nëse një dokument i tillë i hartuar nga Thaçi dhe Vuçiq, do të vihet për diskutim në takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel.

Kryeministri Ramush Haradinaj mbetet i vendosur për vazhdimin e mbajtjes së vendimit për taksën, e nga Bashkimi Evropian thuhet se nëse do të hiqet taksa, do të thirret menjëherë një takim mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. /GazetaExpress/

Real Madridi do ta shesë Gareth Bale në Angli

Real Madridi dëshiron ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës Gareth Balen te skuadra e Chelseat.

Megjithatë, agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, do të preferonte që lojtari të përfundonte te Manchester United.

Kështu së paku thonë burimet e drejtorit kryesor të Okdiario Eduardo Inda, i cili ka folur në El Chiringuito.

“Real Madridi dëshiron ta transferojë atë te Chelsea këtë verë gjersa agjenti i lojtarit te Manchester United”.

“Meqë dëshirojnë ta shesin, lojtari kërkon ta lënë atë të zgjedhë destinacionin, por në klub thonë se jo, sepse (Eden) Hazard është bërë dhe Bale do të shërbejë si sjkëmbim”, tha Inda.

Së bashku me faktorin e Hazardit, gjithashtu sugjerohet se madrilenët do të preferonin ta shesin te The Blues pasi i shohin Djajtë e Kuq si një rival më të madh evropian.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani është paraqitur në 145 ndeshje për Los Blancos dhe ka shënuar 76 gola.