Kosova Anglia

Angli 5-3 Kosovë. Kjo ndeshje ishte një nga më interesantet viteve të fundit, kështu cilësohet nga mediumet angleze dhe evropiane.

Një goli i shpejtë i Valon Berishës, i dha mundësi reagimit të fortë të Anglisë ndaj Kosovës, të cilët shënuan pesë gola brenda 45 minutave të parë, transmeton Gazeta Teleshkronja.

Tre golat e Kosovës, rekordi i 100 për qindtë i Anglisë në kualifikime e shumë gjëra të tjera që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Anglisë dhe Kosovës mbetën në mendjen e tifozëve të të dyja skuadrave.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës, në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

Lexoni 10 faktet më interesante të ndeshjes Anglia – Kosova:

  • Anglia i ka shënuar 14 gola në tri ndeshjet në shtëpi për kualifikimet për Kampionat Evropian (tri fitore, zero barazime, zero disfata), duke shënuar më shumë sesa cilido vend tjetër evropian në kualifikime deri më tash.
  • Kosova u bë vendi i parë që i shënoi tri gola si mysafire në një ndeshje kombëtare kundër Anglisë që nga ndeshja kundër Kroacisë në nëntor të vitit 2007.
  • Anglia i ka shënuar pesë gola në tri ndeshje të ndryshme gjatë vitit 2019 – hera e parë që e kanë bërë këtë gjë që nga viti 1960.
  • Goli i Valon Berishës, 34 sekonda pas fillimit të ndeshjes, ishte goli i parë që u shënuar në një ndeshje të Anglisë që kur Gareth Southgate shënoi kundër Afrikës së Jugut në maj të vitit 2003.
  • Anglia e pranoi një gol brenda minutës së parë për herë të parë që nga nëntori i vitit 1993, kur Davide Gualtieri shënoi për San Marinon.
  • Raheem Sterling ishte i përfshirë në 12 gola në tetë ndeshjet e tij të fundit për Anglinë – tetë gola, katër asiste.
  • Kosova ka humbur ndeshjen e parë, kur ka shënuar Muriqi. Para kësaj ndeshje, sa herë që shënonte ai, Kosova nuk humbte.

Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë në Gjibraltar e pastaj do ta presë Malin e Zi në kuadër të ndeshjeve të tetorit, ndërsa Anglia do të përballet me Republikën Çeke dhe Bullgarinë./GazetaTeleshkronja/

Loading...