Edhe një herë tjetër Cristiano Ronaldo shënoi plot 4 gola në fitoren 1-5 të Portugalisë në transfertë ndaj Lituanisë, duke arritur të thyejë tjera rekorde.

Me këto katër gola tani ai bëhet golshënuesi më i mirë i kualifikueseve të Europianit, me 25 gola të shënuar, duke lënë pas Roby Kean, me 23 gola, transmeton Gazeta Teleshkronja Post.

Portugezi ishte fantastik në Lituani, duke zhbllokuar rezultatin me penallti në minutën e shtatë, ndërsa më pas shënoi edhe 3 herë të tjera në pjesën e dytë, para se Carvalho të shënonte golin e pestë në minutat shtesë.

Golat dhe rastet e ndeshjes: Lituani 1-5 Portugali:

U rikthye te fitorja edhe Serbia, që arriti të triumfojë me rezultatin 1-3 në transfertën ndaj Luksemburgut, ndërsa grupi kryesohet nga Ukraina me 13 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 8 dhe serbët me 7.

Kjo është grafikisht tabela e grupit:

Ronaldo përveq se u bë golashënuesi më i mirë në histori i kualifikueseve të Euros, 34 veqari theu edhe disa rekorde tjera, shkruan Teleshkronja Post.

Lojtari i parë evropian që arrin +90 gola me kombëtaren, shënoj Hat-Trickun e 8 me kombëtaren, tani ka 93 gola me portugalinë – vetëm edhe 16 i nevojiten ta kalojë rekordin e madhë të Ali Daei *109 gola*.

Këto janë edhe disa fakte të tjera:

Loading...