25 lojtarët e ftuar të Kosovës nga B.Challandes për ndeshjet kualifikuese Euro 2020 në qershor

Timonieri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje.

Lista prej 25 lojtarësh të cilen e ka publikuar, ka edhe emra të rinjë dhe plot surpriza. Pas disa vitesh mungesë kthehet edhe kapiteni i parë i Kosovës, Anel Rashkaj.

Ndërsa stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00, shkruan Teleshkronja Post.

Aktualisht në Grupin A, Anglia është lidere e grupit me 6 pikë, ndjekur nga Bullgaria me 2 pikë, Kosova dhe Mali i Zi me nga 1 pikë dhe Republika Çeke pa pikë.

Rënditja aktuale për Euro2020. (Foto: flashscore.com)

Kjo është lista prej 25 futbollistësh të ftuar nga zvicrani Challandes:

Florent Hadergjonaj, Shkelqim Demhasaj risi tek ekipi i Kosovës (Foto: FFK).

Florent Hadërgjonaj është uruar nga shumë figura sportive, e në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqiri,

Kosova nuk di për humbje tash e 12 ndeshje rresht, ose që nga nëntori i vitit 2017, ecuria më e gjatë aktualisht nga ndonjë përfaqësuese./TeleshkronjaPost.Info/

Loading...