deputetet e PDK-se

Gazeta “Epoka e re” përmes burimeve të saja brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka arritur të sigurojë emrat e kandidatëve të kësaj partie që kanë arritur të fitojnë ulësen e deputetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Epoka e re” ka siguruar emrat e 21 kandidatëve që tashme kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet, derisa të vendoset edhe për 4-5 deputet tjerë që mund ti marrin votat.

Sipas rezultatit aktual preliminar të zgjedhjeve, PDK-së pritet t’i takojnë 24 deputetë, por rinumërimi i votave në disa vendvotime, votat me kusht dhe ato të diasporës mund të ndryshojnë radhitjen me vota të tre kandidatëve të tjerë që janë në pritje për t’u bërë deputetë që kanë më pak se 10 mijë vota.

Më poshtë emrat e 21 kandidatëve të PDK-së që kanë marrë më së shumti vota që kanë siguruar ulësen e deputetit.

Kadri Veseli,
Uran Ismaili,
Ferat Shala,
Elmi Reçica,
Mergim Lushtaku,

Bedri Hamza,
Abelard Tahiri,
Kujtim Gashi,
Bajrush Xhemaili,
Bekim Haxhiu,

Sejdi Hoxha,
Memli Krasniqi,
Enver Hoxhaj,
Hajredin Kuçi,
Gazmend Bytyqi,

Eliza Hoxha,
Ariana Musliu-Shoshi,
Blerta Deliu,
Ganimete Musliu,
Floretë Zejnullahu,
Besa Ismaili-Ahmeti

Loading...