Në futboll çdo ditë e më shumë po e ngritet çmimii i lojtarëve me dhe pa meritë, nga disa mijëra euro deri në mbi 1 miliard euro.

Kjo u dëshmua edhe dje me transferimin e Antoine Griezmann drejtë Barcelonës për 120 milion euro, por klauzola e lirimit të francezit nga Barcelona tejkalon shifren 800 milion euro.

Megjithatë, trendin për klauzolat më të larta në futboll e solli klubi i Real Madridit, fillimisht me Cristiano Ronaldon (1 miliard euro) dhe tash pas largimit të tij, me Karim Benzeman veproj njësoj.

GiveMeSport ka listuar 10 klauzolat më të larta të futbollistëve aktualisht, ku 7 prej tyre janë nga futbollistët e Real Madridit :

  • 10.Gareth Bale (Real Madrid): €500 milionë
  • 9.Gerard Pique (Barcelona): €500 milionë
  • 8.Isco (Real Madrid): €700 milionë
  • 7.Vinicius Junior (Real Madrid): €700 milionë
  • 6.Marco Asensio (Real Madrid): €700 milionë
  • 5.Lionel Messi (Barcelona): €700 milionë
  • 4.Brahim Diaz (Real Madrid): €750 milionë
  • 3.Luka Modric (Real Madrid): €750 milionë
  • 2.Antoine Griezmann (Barcelona): €800 milionë
  • 1.Karim Benzema (Real Madrid): €1 miliardë

Në këtë listë dominojnë plotësisht dy gjigandët spanjoll, FC Barcelona me 3 futbollist dhe Real Madrid C.F me 7 futbollistë.

Loading...