​“Vinicius Jr nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon”

Loading...

Ish-lojtari i Barcelonës, Jordi Cuyff, beson se Real Madridit është ende duke i munguar Cristiano Ronaldo dhe ata nuk mund të presin që Vincius Junior ta plotësojë hapësirën e lënë nga pesë-herë fituesin e Topit të Artë.

Portugezi 34-vjeçar u largua nga Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, kur u transferua në Juventus për 114 milionë euro, pas nëntë sezoneve me “Los Blancos”, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi nuk e transferoi asnjë lojtar të famshëm për ta zëvendësuar portugezin, pasi që i besonte skuadrës që kishte. Ata e blenë 18-vjeçarin Vincius dhe ai fillimisht u stërvit me ekipin e të rinjve të Real Madridit, por tani është bërë njëri ndër lojtarët me paraqitjet më të mira.

“Në fund të fundit, disa lojtarë thjesht e kanë aftësi për të shënuar më shumë gola se të tjerët, të paraqiten në momente të rëndësishme të ndeshjes dhe t’i garantojnë një numër të madh të golave”, ka thënë Cruyff.

Viniciusi është i ri, është i talentuar dhe për këtë arsye Real Madridi ka paguar kaq shumë për të. Por, natyrisht, nuk është e drejtë t’i kërkosh atij ta udhëheq skuadrën. Është e padrejtë edhe ta presësh këtë gjë nga ai”.

“Ai është ende i ri dhe ka nevojë të adaptohet. Ai do t’i ketë momentet e mirë dhe ato të këqija dhe kjo është normale”.

Loading...