9 muaj më parë Zinedine Zidane e tronditi të gjithë botën e futbollit kur pa pritmas në kulmin e sukseseve bëri të ditur se po largohet.

Megjithatë, storja u përsërit, të hënën ai përsëri befasoi qdo futbolldashës, kur u bë e ditur se ai po kthehej në pozitën e trajnerit të Real Madridit, vetëm 284 ditë pasi kishte vendosur të largohet nga kjo pozitë

Ish-reprezentuesi francez, 46-vjeçari u largua nga “Los Blancos” në fund të sezonit të kaluar, pasi e ndihmoi skuadrën e tij t’i fitonte tri tituj të Ligës së Kampionëve radhazi dhe një titull të La Ligës.

Dhe duket se trajneri i Real Madridit nuk është duke humbur aspak kohë për ndërtimin e një skuadre të re. E përditshmja italiane, Gazzeta dello Sport pretendon se N’Golo Kante i Chelseat do të jetë transferimi i parë i Zidane gjatë verës.

27-vjeçari, i cili është kampion bote me Francën, nuk ka kaluar nëpër periudhën e tij më të mirë këtë sezon, me trajnerin e ri, Maurizio Sarrin, veçanërisht pasi që italiani dëshiron që Kante të luajë në një pozitë më sulmuese.

Ish-ylli i Leicester Cityt nënshkroi kontratë të re me klubin londinez në nëntor të vitit të kaluar, që e mban atë në Stamford Bridge deri në vitin 2023.

Kthimi i Zidane në Real Madrid do ta shqetësojë edhe më shumë Chelsean, pasi që tani transferimi i Eden Hazardit në Santiago Bernabeu duket edhe më i mundshëm.

Loading...