Antoine-Griezmann-Kylian-Mbappe-France

Zgjidhet lojtari më i mirë francez për 2018

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, është zgjedhur lojtari më i mirë francez përgjatë vitit 2018, përderisa në dy vitet paraprake kishin qenë N’Golo Kante dhe Antoine Griezmann.

Mbappe e fitoi këtë çmim pasi arriti të shkëlqejë me Kombëtaren e Francës gjatë turneut të Kupës së Botës, kur i shënoi katër gola. Një nga këto gola erdhi edhe në finalen kundër Kroacisë, kur Mbappe u bë lojtari më i ri që shënoi gol në finale të Botërorit që nga Pele.

Për më tepër, ai ishte treguar mjaft i suksesshëm edhe me klubin e tij, PSG-në, me të cilët arriti ta fitojë tripletën vendore në Francë, përkundër që dështuan në rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse vetëm 20-vjeçar, Mbappe i radhit i katërti në garën për ta fituar Topin e Artë këtë vit, duke e lënë pas vetes yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin. Ai gjithashtu u shpërblye me çmimin për lojtarin më të mirë të ri në Botëror, dhe me Kopa Trophy.

Paraqitjet e Mbappes gjatë këtij viti kanë qenë aq mbresëlënëse saqë ai e ka justifikuar çmimin e madh prej 180 milionë eurosh që pagoi PSG-ja për ta transferuar atë nga Monaco. Për të kanë shprehur interesim disa nga klubet më të mëdha të Evropës, si Real Madridi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.